Lidhje

FMN: Kriza e Eurozonës në “fazë kritike”


Bordi Ekzekutiv i FMN-së tha sot se zona me 17 vende duhet të miratojë një bashkim financiar ndërkufitar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se kriza e borxhit e Eurozonës ka arritur një “fazë kritikë” dhe se udhëheqësit evropianë duhet të lëvizin me shpejtësi drejt unitetit më të madh financiar.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së tha sot se zona me 17 vende duhet të miratojë një bashkim financiar ndërkufitar, duke garantuar depozita dhe duke vendosur kontrolle qendrore financiare.

FMN-ja tha se parashikimet financiare për Eurozonën përmbajnë “rreziqe të mëdha” me ndërlikime të mundshme rajonale dhe globale. Po ashtu organizata tha se investitorët po parapëlqejnë vendet e stabilizuara financiarisht të veriut të Eurozonës, në vend të atyre të jugut, si Greqia dhe Spanja.

Përfundimet e FMN-së u bënë të njohura në Frankfurt, ku investitorët për herë të parë paguan për t’i dhënë hua Gjermanisë. Berlini drejton ekonominë më të shëndetshme të Eurozonës dhe investitorët i shohin bonot gjermane të thesarit si të sigurta për paratë e tyre.
XS
SM
MD
LG