Lidhje

Votuesit në Meriland vendosin për reformën në imigracion


Në Amerikë jetojnë të paktën 11 milionë imigrantë të paligjshëm. Në muajin qershor, përmes një urdhëri ekzekutiv presidenti Obama lejoi që shumë prej tyre, ata që ishin nën moshën 30 vjeçare, të qendronin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Këtë nëntor, votuesit në shtetin e Merilandit do të votojnë për një projekt ligj që parashikon t’u lehtësojë pagesat financiare disa studentëve pa dokumente në universitetet publike të këtij shteti. Sikurse na njeh materiali në vazhdim, Merilandi mund të bëhet shteti i 12-të në Amerikë që u ofron imigrantëve pa dokumente çmime të njëta për shkollimin e lartë me ato të banorëve që jetojnë në atë shtet.

Ivette Roman e lindur në Peru është një prej mijëra imigrantëve të sjellë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tyre. Ajo u rrit në Merilend. Si një gjimnaziste me rezultate të larta, ajo synonte të shkonte në një universitet publik brenda shtetit.

“Prisja me padurim...përfundimisht do shkoja në universitet në ndjekje të endërrës time.”


Por ëndërra e saj deri tani ka mbetur e parealizuar. Duke qënë pa dokumente, ajo nuk kualifikohet si banorët e tjerët të Merilendit për pagesë më të ulët në universitetet dhe kolegjet publike.

“U ndjeva keq, nuk dija ç’të bëja. Provova të gjeja mënyra të tjera për të paguar për shkollën dhe nuk do të dorëzohesha kollaj. Ajo që kam dashur gjithmonë është arsimi i lartë.”

Grupet për të drejtat e imigrantëve po u kërkojnë votuesve në Meriland që ta miratojnë referendumin, të miratuar tashmë nga organi legjislativ i shtetit vitin e kaluar dhe që u ofron imigrantëve të paligjshëm çmime të njetja universiteti sikurse edhe studentëve që banojnë në atë shtet.

Ligjvënësja e këtij shteti Anne Kaise thotë se ligjet e Merilandit janë më të rreptë se ligjet e ngjashme në 11 shtete të tjera.

“E kemi bërë ligjin në shtetin tonë më të rreptë për t’u treguar njerëzve se do të përfitojnë vetëm studentët me rezultate të larta dhe që kërkojnë vetëm një shans për arsimim brenda shtetit.”


Nëse votuesit e miratojnë, studentët pa dokumente do të bëjnë pagesa sikurse studentët nga ai shtet nëse arsimohen për dy vite në kolegjet e komunitetit para se të transferohen tek një universitet katër vjeçar publik. Prindërit duhet të paguajnë taksa mbi të ardhurat për pesë vite dhe të planifikojnë për t’u bërë banorë të përhershëm. Por nisma përballet me kundërshtime.

“Ajo shpërblen dhe nxit shkeljen e ligjit. Është krejtësisht e padrejtë për ata që kanë respektuar rregullat.”

Kristen Williamson është me Federatën për Reformën Amerikane të Imigracionit. Grupi thotë se rreth 3 mijë imigrantë ilegalë do të përfitojnë menjëherë për pagesa brenda shtetit nëse miratohet ligji.

“Nisma të tilla do të nxisisn më shumë imigrantë të paligjshëm të vijnë në këtë shtet. Kjo nënkupton se jo medoemos banorët e Merilendit do të kenë përfitime nga ky investim sepse këta imigrantë të paligjshëm nuk kanë të drejtë të përhershme.”

Për tani, Ivette Roman mund të pajiset me leje të ripërtëritshme pune, dy vjeçare dhe të qendrojë në vend pa frikën e dëbimit. Ajo dhe imgrantë të tjerë të rinjë shpresojnë se ligji i ri i Merilendit do të hapë rrugën për arsimin e lartë, një karrierë të dobishme dhe përfundimisht marrjen e shtetësisë amerikane.
XS
SM
MD
LG