Lidhje

Ina Rama: Prokuroria po heton edhe për organizatorët e 21 janarit


Ina Rama: Prokuroria po heton edhe për organizatorët e 21 janarit
Ina Rama: Prokuroria po heton edhe për organizatorët e 21 janarit

Prokurorja e Pergjitshme e Shqiperise Ina Rama, deklaroi se hetimet per 21 janarin po vazhdojne me kembengulje mbi te gjitha palet pjesemarrese ne ate ngjarje. Ajo deklaroi ne Tirane se krahas gardisteve qe perdoren armet dhe fshehen provat, po hetohet edhe per deyshimet se protestuesit u organizuan per veprime te dhunshme ne nje tubim te paligjshem. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, sjell me shume detaje per komentet e zonjes Rama ne Tirane.

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama, deklaroi se hetimet për ngjarjet e 21 janarit vazhdojnë me intensitet edhe për dyshimet nëse protestuesit janë organizuar për veprime të dhunshme në një grumbullim të paligjshëm. Zonja Rama tha se ende priten detaje nga laboratorët kriminalistikë dhe nga hetimet dhe se emrat e përmendur në publik nuk janë të vetmit që dyshohen për veprimet e paligjshme të asaj dite.

Përsa i përket rindërtimit të vendit të ngjarjes që lidhet edhe me organizatorët edhe me vrasjet, ne i kemi dërguar një kërkesë FBI-së. po ashtu edhe për pastrimin e pamjeve filmike, që mendojmë se do të na ndihmojmë për organizatorët, ne i kemi kërkuar laboratorit ndihmë” - tha ajo.

Prokurorja e Përgjithshme Rama i bëri këto komente në programin “Opinion” të televizionit Klan, ku theksoi se hetimet po bëhen të plota, të pavarura dhe gjithpërfshirëse për çdo palë pjesëmarrëse.

“Ne nuk mund të kërkonim oficerë amerikanë që të pyesnin shqiptarët në Shkodër, në Laç, Tiranë apo Durrës që ishin demonstrues dhe të tregonin se kush i organizoi, nëse i kishte organizuar, për veprime të dhunshme. Them nëse i kishin organizuar për veprime të dhunshme, sepse hetimi vazhdon dhe ende nuk ka konkluzion përfundimtar. Unë nuk mund të them sot nëse na ka dalë apo jo, por kemi regjistruar edhe për këtë vepër një hetim, dhe po hetojmë; domethënë se kemi dyshime se kanë qenë të organizuar” - tha ajo.

Zonja Rama tha se hetimi nuk është vonuar, dhe një vit ka qenë koha e nevojshme për këtë hetim, duke marrë parasysh veprimet e shumta hetimore nga pothuaj e gjithë Prokuroria e Tiranës. Megjithatë ajo tha se ende prokuroria ende nuk është gati të kërkojë hapjen e një gjyqi për të akuzuarit.

“Po përpiqemi që ta finalizojmë sa më shpejt. Nuk do të doja të jap një kohë se kur do të dalë një kërkesë për gjykim. Po bëjmë ç’është e mundur që ta mbarojmë sa më shpejt” - tha ajo.

Prokurorja e përgjithshme tha se deklaratat kundër saj nga koalicioni qeveritar i sheh si një presion mbi hetimin, por nuk e shqetësojnë, sa kohë që nuk ka shkelur ligjin. Ndërsa lidhur me kryetarin e opozitës Edi Rama, ajo tha se ai mund të vijë vetë në prokurori dhe të japë versionin e tij të ngjarjes.

“Në qoftë zoti Rama do të thirret për këtë çështje, nuk do të thirret sepse e kërkon vetë zoti Rama, por do do të thirrej nëse do të jetë një nevojë e hetuesve. Zoti Rama mund të paraqitet dhe të japë versionin e tij, të deklarojë ato që di. Ne kemi shtet dhe çdo shtetas ka detyrimin të deklarojë fakte apo të dhëna që ai ka lidhur me një vepër penale. Ky është një detyrim ligjor madje, jo vetëm çështje vullneti” - tha prokurorja e përgjithshme.

Parlamenti pritet të dëgjojë sot shpjegimet e tre deputetëve të opozitës, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, lidhur me rolin e tyre në demonstratën e 21 janarit. Prokuroria i ka kërkuar parlamentit që t’u heqë atyre imunitetin parlamentar për të vazhduar me procedura të tjera hetimore, dhe kërkesa u shoqërua me një material voluminoz me prova mbi veprimtarinë e tyre atë ditë. Prokuroria kërkoi arrestimin e komandantit të gardës, shoferit të tij dhe specialistit të kompjuterave në kryeministri për krim dhe fshehje krimi në ngjarjt e asaj dite.

XS
SM
MD
LG