Lidhje

Intervistë me violinisten Ina Veli


Ajo ka fituar shumë konkurse muzikore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi ishte në orkestrën e këngëtares Adele gjatë interpretimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Violinistja Ina Veli nga qyteti i industrisë së filmit dhe muzikës, Los Angeles, ka intrepretuar në disa nga orkestrat kryesore simfonike atje. Në karrierën e saj përfshihen mes të tjerash regjistrime për filma si Moneyball apo Dear John. Ndërsa në botën e muzikës ajo ka punuar me producentë të njohur, si David Foster, apo Dangermouse, si dhe në interpretime live me Barbara Streisand. Kolegu Kastriot Haxhiaj bisedoi me artisten shqiptare nga studioja e Zërit të Amerikës në Los Angeles.

XS
SM
MD
LG