Lidhje

Incident në parlamentin e Maqedonisë


Incident në parlamentin e Maqedonisë
Incident në parlamentin e Maqedonisë

Një zënkë me fjalë ndërmjet deputetëve shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare për pak sa nuk eskaloi në incident fizik, gjatë një seance të pasditës në Parlamentin e Maqedonisë.

Pas një reagimi ofendues nga deputetja Merale Ferati e PDSH-së, lidhur me propozimin për kandidatë për zëvendësministra nga radhët e BDI-së, ka reaguar po me tone ofenduese edhe deputeti Talat Xhaferi i BDI-së; me ç‘rast deputetë të PDSH-së kanë dalë para foltores për ta penguar fizikisht deputetin Xhaferi që të mos vazhdonte fjalimin.

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka urdhëruar sigurimin e Parlamentit që të ndërhyjë dhe të shpërndajë deputetët shqiptarë, gjë që ka ndodhur dhe është shmangur një incident i mundëshëm fizik midis tyre.

Parlamnenti më pas miratoi me 66 vota pro dhe 36 kundër, zëvendësministrat e qeverisë së Maqedonisë. Nga BDI-ja zëvendësministër i Punëve të brendëshme është Xhelal Bajrami, i Financave Nedim Ramizi, i Arsimit Safet Neziri, i Transportit dhe lidhjeve Tahir Hani. Të gjithë zëverndësministrat tjerë janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe të partnerëvë të saj më të vegjël në qeveri.

XS
SM
MD
LG