Lidhje

SHBA uron Shqipërinë për 106 vjetorin e Pavarësisë


Shtetet e Bashkuara uruan Shqipërinë me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë, duke e vënë theksin tek miqësia mes dy vendeve.

Me anë të një mesazhi, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shprehet se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it, që kontribuon në stabilitetin dhe paqen e gjithë botës.

“Ne i përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Shqipërisë në drejtim të reformës në drejtësi dhe ndërtimit të institucioneve të forta demokratike dhe ne mbështesim hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt integrimit perëndimor”, thuhet në mesazhin e urimit.

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e ngushtë mes dy popujve tanë dhe se partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG