Lidhje

Pasoja fatale pas rrëzimit të ndërtesës 6-katëshe në Indi


Tre vetë kanë vdekur pas rrëzimit të një ndërtesa gjashtë katëshe, në qytetin indian Greater Noida, 30 kilometra në lindje të Nju Delhit. Godina u rrëzua mbi një ndërtesë banimi aty pranë. Autoritet po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjera viktimave të mundëshme të aksidentit, që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Godina në ndërtim e sipër, u rrëzua të martën vonë në mbrëmje.

Zona është e mbushur me godina të ndërtuara keq prej kontraktorëve që injorojnë rregulloret qeveritare dhe përdorin materiale të papërshtatshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG