Lidhje

India vazhdon zinë për vajzën e përdhunuar


India vazhdon të jetë në zi edhe sot, dy ditë mbas vdekjes së një vajze 23 vjeçare e cila vdiq mbas dëmtimeve në tru dhe dëmtieve të rënda në organe të tjera jetësore, si pasjë e dhunës mizore që u ushtrua ndaj saj nga një grup njerëzish.

6 burra janë arrestuar dhe janë akzuar për vrasje në lidhje me sulmin e kryer në 16 dhjetor në Nju Dehli. Policia thotë se nëse ata shpallen fajtorë, përballen me dënimin me vdekje.
Ceremoni me qirinj të ndezur u zhvilluan në kryeqytetin e Indisë dhe qytete të tjera që nga dita që ndodhi sulmi.

Si shenjë respekti për viktimën, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ushtria indiane anulloi festimet për Vitin e Ri. Edhe Sonia Gandhi, kryetarja e partisë së Kongresit që është në pushtet bëri të njëjtën gjë.

Vdekja e 23 vjeçares ka ndezur debatin për atë që India ka nevojë të bëjë për të mbrojtur gratë.

Protestues e politikanë kanë bërë thirrje për ligje më të ashpra kundër përdhunimeve, reforma të mëdha në polici dhe një transformim në mënyrën se si ky vend e trajton pozicionin e gruas.
XS
SM
MD
LG