Lidhje

India prodhon miliona doza të vaksinës për COVID-19


India prodhon miliona doza të vaksinës për COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Në Indi ekziston një optimizëm në rritje pasi kompania farmaceutike AstraZeneca me bazë në Britani njoftoi se provat klinike të vaksinës së saj eksperimentale tregojnë se ajo parandalon infeksionet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anjana Pasricha nga Nju Delhi, një kompani indiane tashmë po e prodhon këtë vaksinë, edhe pse miratimi përfundimtar për të ende nuk është finalizuar. Ekspertët thonë se kjo mund t'i japë Indisë një fillim të shpejtë të vaksinimit.

Kjo kompani indiane është prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë për nga vëllimi. Duke u mbështetur në mundësinë që vaksina eksperimentale e COVID-19 e krijuar nga kompania britanike AstraZeneca do të kalonte me sukses provat klinike, Instituti Serum i Indisë filloi prodhimin e vaksinës ndërsa ajo po testohej.

Pas njoftimit të AstraZeneca-s se provat klinike treguan që vaksina e saj është deri në 90% e efektshme, Instituti Serum konfirmoi se ka gati 40 milionë doza. Kompania ka një marrëveshje liçensimi me kompaninë britanike.

Ata do të prodhojnë afërsisht 850 milionë doza në vit të kësaj vaksine. Rreth 50% e kësaj shume do të jetë në dispozicion të Indisë”, thotë virologu Shahid Jameel.

Në vendin e dytë më të prekur nga pandemia në botë, ka shpresë për një qasje të shpejtë në vaksinën nëse ajo miratohet.

Ekspertët thonë se vaksina e AstraZeneca-s do të jetë më e përshtatshme për vendet në zhvillim krahasuar me llojet e tjerë që duhet të mbahen në temperatura nën zero – ajo mund të ruhet në frigorifer, transportohet lehtë dhe është më e përballueshme.

"Vaksina duhet të jenë gjithashtu e lehtë për t'u administruar në aspektin e logjistikës. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një popullsi të madhe si India, gjëra të tilla si ruajtja dhe lehtësia e administrimit, kanë rëndësi dhe, natyrisht që edhe kostoja ka rëndësi", thotë Srinath Reddy, me Fondacionin e Shëndetit Publik të Indisë.

India po teston gjithashtu dy vaksina të zhvilluara në vend. Dhe ndërsa fokusi për të luftuar pandeminë kthehet te vaksinat, kompanitë indiane si Instituti i Serumit, po rrisin kapacitetet e prodhimit.

"India me siguri do të jetë e para në prodhimin e më shumë vaksinave si për përdorim t; brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar për shkak të sasisë së madhe të prodhimit të vaksinave që kemi", thotë Srinath Reddy.

Megjithatë, administrimi i tyre në një vend me mbi 1.3 miliardë njerëz do të jetë një sfidë.

Flasim për miliona doza. Pra, kapacitet i prodhimit duhet të rritet. Dhe nuk është vetëm vaksina, por edhe shishja në të cilat duhet të paketohet vaksina, janë shiringat dhe gjilpërat, janë njerëzit që do të administrojnë injeksionet”, thotë Shahid Jameel.

Ndërsa India lufton pandeminë, Kryeministri Narendra Modi u ka kërkuar qeverive të shteteve që të planifikojnë për fillimin e vaksinimit edhe pse ka theksuar vazhdimisht se siguria dhe jo shpejtësia do të përcaktojnë kur do të ndodhë vaksinimi.

Kur vaksinat të jenë të disponueshme, do të përpiqemi që atë ta marrë çdo banor. Për këtë nuk ka dyshim. Ky për ne është një angazhim kombëtar”, tha kryeministri Modi.

Ndërsa në Indi infeksionet kalojnë kufirin e nëntë milionëve, lajmet pozitive për vaksinat e mundshme kanë sjellë një rreze shprese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG