Lidhje

Indi, akuza ndaj 5 burrave për përdhunimin e 23 vjeçares


Ata u akuzuan për vrasje, rrëmbim, përdhunim dhe akuza të tjera për sulmin e 16 dhjetorit në një autobus në Nju Delhi

Autoritetet në Indi ngritën zyrtarisht akuza kundër pesë burrave të dyshuar për përdhunimin brutal të një 23 vjeçareje e cila më pas vdiq.

Burrat u akuzuan sot për vrasje, rrëmbim, përdhunim dhe akuza të tjera për sulmin e 16 dhjetorit në një autobus në Nju Delhi. Autoritetet thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje në se ata gjenden fajëtorë.

Vajza e paidentifikuar vdiq të shtunën në një spital në Singapore ku u çua për trajtim.

Vdekja e saj ka nxitur një debat në Indi për mbrojtjen e grave. Protestuesit kanë bërë thirrje për ligje më të forta kundër përdhunimit, reforma madhore të rendit dhe një transformim të mënyrës sesi trajtohen grate në shoqëri.

Një i dyshuar i gjashtë është nën moshën18 vjeçare, dhe do të gjykohet veçmas në një gjyq për të miturit.

Qeveria pritet të emërojë avokatë për të mbrojtur të akuzuarit, pasi shoqata e avokatëve tha se nuk do të marr pjesë në mbrojtje.

XS
SM
MD
LG