Lidhje

13 të vrarë në protesta në Kashmirin indian


Autoritetet në Kashmirin indian thonë se policia ka vrarë 13 demonstrues që protestonin ndaj njoftimeve se Kurani ishte përdhosur në Shtetet e Bashkuara. Një polic u vra gjithashtu gjatë përleshjeve.

Zyrtarët indianë thonë se përleshjet u bënë të dhunshme sot mes policisë dhe mijëra protestuesve që gjuanin me gurë dhe që kishin injoruar ndalim qarkullimin e vënë pranë kryeqytetit Srinagar. Policia hapi zjarr dhe vrau pesë protestues kur një nga demonstruesit i vuri zjarrin një shkolle kristiane dhe përpiqej t’u vinte flakën edhe ndërtesave qeveritare në fshatin Tangmarg.

Demonstratat ishin nxitur pjesërisht nga njoftimet e një kanali shtetëror iranian që thoshte së disa kristianë ultra-konservatorë në Shtetet e Bashkuara kishin djegur apo grisur kopje të Kuranit.

Ambasadori amerikan në Indi dënoi çdo përdhosje të Kuranit si “mungesë respekti, tolerance, përçarëse dhe që nuk përfaqëson vlerat amerikane.”

Një pastor konservator në Florida vendosi të anulonte planet për të djegur Kuranin në përvjetorin sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 pas reagimit të ashpër kritik të zyrtarëve vendas dhe ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG