Lidhje

Indinjatë pas sulmit ndaj një redaktori në Hong Kong


Një ish-redaktor i një gazete në Hong Kong, shkarkimi i të cilit shkaktoi protesta kundër Pekinit, po e merr veten, pasi u sulmua dhe u rrah nga persona të panjohur.

Policia e Hong Kongut tha se Kevin Lau po shkonte sot drejt makinës së tij, kur atë e sulmuan disa persona, që më pas u larguan me motoçikletë.

Shirley Yam, nënpresidente e Shoqatës së Gazetarëve të Hong Kongut, i tha Zërit të Amerikës se Lau iu nënshtura një operacioni dhe se nuk ndodhet më në gjendje kritike.

Ajo e dënoi sulmin dhe i bëri thirrje autoriteteve t’i nxjerrin sulmuesit para drejtësisë.

Lau u pushua nga puna muajin e kaluar. Ai ishte redaktor i gazetës Ming Pao, e njohur për zhvillimin e gazetarisë investigative dhe kritikat ndaj politikave të Kinës. Vendin e tij e zuti një tjetër editor, i njohur si pro-Pekinit.

Pushimi nga puna i Kevin Laut, krahas me disa raste të tjera të ngjashme, ka ngritur shqetësime të reja lidhur me lirinë e shtypit në Hong Kong dhe shtimin e ndikimit të Kinës tek territori gjysëm autonom.
XS
SM
MD
LG