Lidhje

Qindra të vdekur dhe të plagosur nga cunami në Indonezi


Zyrtarët në Indonezi thonë se të paktën 384 njerëz kanë humbur jetën dhe 540 të tjerë janë plagosur nga një tërmet 7,5 ballësh dhe cunami që pasoi të premten në mbrëmje. Dy qytete e ndjenë më tepër goditjen: Palu dhe Donggala - në provincën qendrore Sulawesi.

Cunami me një shpejtësi 800 kilometra në orë, rrënoi ndërtesa, pasi tërmeti kishte goditur qytetin bregdetar Palu, ndërkohë që njerëzit merrnin pjesë në një festival. Palu, që ka më shume se 380 mijë banorë, është mbushur me rrënojat e ndërtesave. Qyteti është i ndërtuar rreth një gjiri të ngushtë që duket se ka rritur forcën e valëve të cunamit. Në qytetin pranë, Donggala, ku banojnë rreth 300 mijë banorë, u rrëzua një urë e madhe me harqe, duke shkaktuar dhjetra viktima.

Nënpresidenti indonezian Jusuf Kalla, tha se numri i vdekjeve mund të rritet në disa mijëra.

Rreth 17,000 njerëz kanë evakuuar në 24 strehime në Palu, ku të shtunën pati disa pasgoditje. Një numër i madh njerëzish u evakuuan në qytetin fqinj, Makassar.

Sutopo Purwo Nugroho
Sutopo Purwo Nugroho

Cunami me valët prej 3 metrash të larta, u shkaktua nga një tërmet prej 7.5 shkallësh dhe goditi dy qytete dhe disa vendbanime në muzgun e së premtes.

Palu, që ka më shume se 380 mijë banorë, është mbushur me rrënojat e ndërtesave. Një xhami e dëmtuar rëndë nga tërmeti qëndron gjysmë e përmbytur, ndërsa një qendër tregtare është shndërruar në një karakatinë. Trupat ishin gjysmë të mbuluar dhe një burrë po mbante në duar mes rrënojash trupin e fëmijës se vdekur.

Qyteti është i ndërtuar rreth një gjiri të ngushtë që duket se ka rritur forcën e valëve të cunamit.

Qindra të vdekur nga cunami në Indonezi
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Zëdhënësi Nugroho tha se avionët e rëndësishëm mund të ulen në aeroportin e Palusë, edhe pse AirNav, që mbikëqyrë fluturimet, tha se pista është plasaritur dhe kulla e kontrollit është dëmtuar.

AirNav tha se një nga kontrollorët e trafikut ajror, 21 vjeç, vdiq nga pasojat e tërmetit pasi që qëndroi në kullë për të siguruar ngritjen e sigurt të një avioni dhe ë bëri atë.

Presidenti i Indonezisë tha të premten se e ka udhëzuar ministrin e sigurisë që të bashkërendojë veprimet qeveritare pas tërmetit dhe cunamit që goditën Sulawesin qendror.

Joko “Jokowi” Widodo, u tha gazetarëve në Solo se i ka kërkuar ndhmë edhe shefit të ushtrisë në misionet e kërkim shpëtimit.

Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, tha se zyrtarët e OKB-së janë në kontakt me autoritetet e Indonezisë dhe janë të gatshëm "të ofrojnë mbështetje nëse kjo kërkohet".

Në fillim të muajit gusht një tërmet i fuqishëm në ishullin Lombok, la pas vetes 505 të vdekur. Një valë tjetër tërmetesh në mesin e gushtit la aps vetes një duzinë të vdekurish në Lombok dhe ishulin Sumbawa.

Në muajin dhjetor të vitit 2004, një termet prej 9.1 shkallësh në Sumatra në Indonezinë perëndimore shkaktoi një cunami që la pas vetes 230 mijë te vdekur në një duzinë vendesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG