Lidhje

Industria e udhëtimit ajror përpiqet të tërheqë udhëtarë


Industria e udhëtimit ajror përpiqet të tërheqë udhëtarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Kompanitë ajrore amerikane po njoftojnë masa të reja për të mbrojtur pasagjerët nga koronavirusi, ndërsa numri i njerëzve që udhëtojnë me avion ka ngecur, duke kërcënuar një rritje graduale tre-mujore në udhëtimet ajrore që filloi nga mesi i muajit prill. Udhëtimet ajrore ranë rreth 95 për qind këtë pranerë, ndërsa virusi u përhap në të gjithë vendin.

Jason Bounds ka 22 vjet që punon për kompaninë ajrore “Delta Airlines”. Ai ka përjetuar problemet e kompanive ajrore që nga përhapja e virueseve e madje edhe situatën pas sulmeve të 11 shtatorit. Por ai thotë se pandemia aktuale është kriza më e rëndë që e ka goditur këtë industri:

“Në mars kishim tetë pasagjerë në aeroplan. Pra nga një aeroplan i mbushur plot, në këtë situatë. Por po shohim një rritje graduale dhe përmirësim të situatës.”

Kompania ajrore “United Airlines” ka thënë se do të rrisë qarkullimin e ajrit përmes sistemit të filtrimit, për të bërë ajrin më të pastër se në restorante dhe dyqane.

Kompania “Delta Airlines” ka njoftuar se pasagjerët që nuk mund të mbajnë maska në fytyrë për arsye shëndetësore, do të kalojnë përmes kontrolleve shtesë para se të lejohen të fluturojnë.

“Nuk kam pasur raste që pasagjerët të mos vënë maskën mbrojtëse. Kuptohet që kur janë duke ngrënë e heqin maskën, por e mbajnë mbi fytyrë gjatë gjithë kohës tjetër, edhe kur ngrihen për të shkuar në banjon e avionit”, thotë zoti Bounds.

Për muaj të tërë kompanitë ajrore po mundohen të bindin publikun se fluturimet me aeroplanë nuk do t’i ekspozojnë ndaj koronavirusit. Kompanitë kanë shtuar përpjekjet duke rritur masat e pastrimit dhe instalimin e filtrave më të mira për ajrosjen e kabinave.

Elizabeth Dickinson, e cila drejton operacionet e kompanisë ajrore “Delta Airlines” në dy aeroportet kryesore pranë kryeqytetit Uashington, thotë se çdo aeroplan dezinfektohet para fluturimit.

“Pavarësisht se sa kohë duhet, ne gjithmonë sigurohemi që avionët kanë kaluar të gjitha procedurat e nevojshme të pastrimit”, thotë ajo.

Kompanitë Delta, Southwest dhe JetBlue po mbajnë sedilje bosh në avion për të krijuar distancë fizike mes pasagjerëve.

Për herë të parë që nga prilli, javën e shkuar u vu re një rënie e pasagjerëve që kalojnë nëpër pikat e kontrollit.

Zonja Dickinsion tha se Delta ka filluar të shtojë numrin e fluturimeve dhe se është optimiste se tendeca e rritjes së ngadaltë do të vazhdojë në vjeshtë:

“Do të jetë një rrije e ngadaltë dhe e qëndrueshme dhe do të duhen dy ose tre vite që të rikthehemi në gjëndjen që ishim para pandemisë.”

Në korrik Delta njoftoi humbje prej 5.7 miliardë dollarë gjatë tremujorit prill-qershor, ndërsa numri i pasagjerëve ra me 93 për qind dhe të ardhurat 88 për qind. Në qershor, Delta humbi 27 milionë dollarë në ditë, një përmirësim nga humbjet prej 100 milionë dollarësh në ditë në mars dhe prill.

Kompanitë ajrore po nxisin punonjësit që të lënë punën ose të dalin më herët në pension për të reduktuar nevojën për pushime nga puna në muajin tetor kur edhe mbaron ndihma federale për pagat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG