Lidhje

Tiranë: BE pret rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit


Bashkimi Europian po pret që Shqipëria të ketë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe po e ndihmon Tiranën në hartimin dhe zbatimin e politikave të kësaj fushe.

Kështu deklaroi sot në Tiranë, Christian Danielson, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, gjatë konferencës “Të bashkuar në luftën kundër korrupsionit”.

Perpjekjet per te luftuar korrupsionin ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë të bëjë më shumë hapa në luftën ndaj korrupsionit, i cila ka prekur jetën e shqiptarëve, funksionimin e administratës dhe shërbimeve publike, lë pasoja mbi ekonominë, pengon zhvillimin dhe tregun e punës.

“Shqipëria nuk është vetëm në përpjekjet kundër korrupsionit dhe BE po i qëndron pranë dhe po e mbështet në këtë luftë” - tha zoti Danielson. - Vullneti politik duhet shndërruar në vendosmëri për të goditur korrupsionin dhe për të ndihmuar viktimat e ndryshëm si sipërmarrësit, studentët dhe qytetarët e thjeshtë. Njerëzit duhet t'u binden ligjeve të shtetit dhe jo ligjeve të parasë dhe grupeve kriminale”.

Javën që kaloi Bashkimi Europian rekomandoi që të hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë, ndërsa në qendër të këtij hapi mbetet suksesi i reformës në drejtësi.

“Ishte një rekomandim për hapjen e negociatave, me një subjekt shumë të qartë; zbatim i besueshëm i reformës në drejtësi, duke nisur me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. - tha zoti Danielsson. - sepse vendi ka nevojë për një sistem gjyqësor të pastër, të ndershëm dhe të pavarur. Përtej sistemit gjyqësor është po aq e rëndësishme që korrupsioni dhe konflikti i interesit të luftohet edhe në shërbimet publike”.

Sipas tij, deklarimi i pasurive është hapi themelor në reformën dhe përzgjedhjet e sistemit gjyqësor ashtu edhe për administratën publike. E gjitha kjo përpjekje do ta përmirësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, sepse këtu do të përmirësohet zbatimi i ligjit.

“Mesazhi i Europës për Shqipërinë është që të vazhdojë përpjekjet konkrete në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të përmirësojë gjendjen e vet dhe të afrohet në këtë mënyrë më shumë me BE-në” - tha zoti Danielson.

Konferenca mbahej ndërkohë që organizata Transparency International publikoi Barometrin Global të Korrupsionit; titulluar “Njerëzit dhe Korrupsioni në Europë dhe Azinë Qendrore”.

Sipas studimit, një në 3 persona mendojnë se korrupsioni është një nga problemet mw tw mwdha, që ndesh vendi i tyre.

Për Shqipërinë, perceptimi i të anketuarve është që parlamenti i saj renditet ndër 3 shtetet me korrupsion të përkeqësuar, ndërsa qeveria shqiptare gjendet midis 5 shteteve, që i ka forcuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG