Në Shqipëri aktualisht po diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm, që dukshëm këtë herë po fokusohet te infrastruktura. Statistikat flasin për rritje progresive, por vendi përballet me probleme të cilat qytetari i thjeshtë i ndjen mjaft në jetën e tij të përditshme.
Për të biseduar lidhur me këto çështje, në studion e Zërit të Amerikës ishte i ftuar për një bisedë koordinatori i Partisë Demokratike për ekonominë, Dritan Shano, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë private.
Zoti Shano tha se kultivimi i kanabisit ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në ekonominë shqiptare dhe pasojat do të ndihen shumë shpejt. Ai tha gjithashtu se investitorët e mëdhenj janë mjaft të ndjeshëm ndaj një situate ku është i pranishëm krimi, që sipas tij “ka zotëruar edhe parlamentin edhe qeverinë.”
Facebook Forum