Lidhje

Dajçi: Musine Kokalari, një figurë shumë dimensionale


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryetarja e organizatës “Shpresë dhe Paqe” me seli në Nju Jork, Mimoza Dajçi, foli për figurën e Musine Kokalarit, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së disidentes dhe shkrimtares së njohur.
100-vjetori i M. Kokalarit, intervistë me z. Mimoza Dajçi
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:20 0:00
Organizata “Shpresë dhe Paqe”, së bashku me shoqatën shqiptaro-amerikane “Vatra” do të mbajnë të shtunën një sesion përkujtimor kushtuar veprës së saj.
Musine Kokalari është një figurë shumë dimensionale, që siç tha zonja Dajçi, duhet t’u shërbejë brezave të rinj në Shqipëri si shembull i qëndresës, guximit, ndershmërisë dhe një formimi të thellë kulturor.
Zonja Dajçi foli në intervistë edhe për qëndrimin ndaj të persekutuarve politikë në Shqipëri. Ajo tha se ka ardhur koha që Shqipëria të drejtohet nga shtresa e të persekutuarve.
Tranzicioni i gjatë dhe me shumë problemeve të mprehta në vend sipas saj, janë pasojë e lënies jashtë pushtetit të atyre që u përndoqën dhe u vranë gjatë regjimit 50 vjeçar komunist.
XS
SM
MD
LG