Lidhje

Dr. Altin Hoti flet për sfidat e ekonomisë shqiptare


Intervistë me ekonomistin Altin Hoti
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:59 0:00

Dr. Altin Hoti thotë se ekonomia e Shqipërisë ka nevojë të ndryshojë strukturën e saj dhe të largohet nga një model që nuk ka funksionur, siç është mbështetja tek industria e shërbimeve. Sipas tij, përparësi më e madhe i duhet dhënë industrisë përpunuese.

Këto komente, dekani i fakultetit ekonomik “Luarasi” në Tiranë, i cili ndodhet në Uashington me programin prestigjoz Fulbright, i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, lidhur me zhvillimet ekonomike në Shqipëri.

Sipas ekspertit, Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera në zhvillim, duhet të largohen nga sektori i shërbimeve pasi ai nuk ka rezultuar i suksesshëm si një burim i qëndrueshëm i zhvillimit.

Zoti Hoti nuk e sheh turizmin, pjesë e sektorit të shërbimeve, si një lokomotivë për rritje ekonomike të qëndrueshme.

Sipas Dr. Hotit, një nga sfidat e tjera me të cilat ndeshet ekonomia e Shqipërisë është informaliteti. Ai thotë se ka studimeve që tregojnë se niveli i ekonomisë “gri dhe të zezë” arrin në shifra nga 35 deri në 60 për qind.

Situata sipaj tij përmirësohet duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve, që sot e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në rajon për nga mbledhja e të ardhurave.

Po pavarësisht sfidave ekonomia shqiptare ka shënuar rritje.

Eksperti i ekonomisë Dr. Altin Hoti tha se ka elementë që mbështesin parashikimet për një rritje deri në 3.6%. Megjithëse e cilëson një shifër jo të vogël zoti Hoti thotë se ajo është e pamjaftueshme për t’u ndjerë nga konsumatori. Për ekonomi si ajo e Shqipërisë, me bazë te ulët të Prodhimit të Brendëshem Bruto, sipas tij, rritja duhet të jetë mbi 5%.

Intervistë me ekonomistin Altin Hoti
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:59 0:00

XS
SM
MD
LG