Lidhje

Himni i Nënë Terezës u regjistrua në Tiranë


Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore Inva Mula është duke realizuar me kompozitorin Lorenc Antoni një këngë himn për nobelisten shqiptare të paqes Nënë Tereza.

Himni për Nënë Terezën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Himni mban titullin e poezisë së saj “Lamtumirë”, që Gonxhe Bojaxhiu e shkroi vetë gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë të Indisë.

Nisma u çel në dhjetorin e kaluar në Shkup teksa mbahej simpoziumi për njëqind vjetorin e Dom Zef Rama pagëzuesi i Gonxhe Bojaxhiut.

Gazetares së njohur Diana Toska i lindi ideja që poezia e krijuar nga vetë Nënë Tereza, të shërbente si një këngë bekimi për të gjithë njerëzimin.

Melodinë e këtij himni e ka krijuar një kushëri i saj Lorenc Antoni me kërkesë të Dom Lush Gjergjit pak kohë para se ky i fundit të ndërronte jetë.

Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit të Shqipërisë nisi mbrëmë të regjistrojë melodinë e himnit të Nënë Terezës.

Orkestrës simfonike të Shqipërisë iu bashkuan edhe instrumentistë nga filarmonia e Kosovës dhe kori i saj, si dhe muzikantë e artistë të tjerë nga Maqedonia.

Kompozimin e Lorenc Antonit e orkestroi dhe e luajti në piano Genc Tukiçi, ndërsa soprano Inva Mula interpretoi himnin para të gjithëve.

Organizatorët mendojnë që himnin e Nënë Terezës ta paraqesin zyrtarisht në publik më 5 shtator, ditën ndërkombëtare të bamirësisë.

Atë ditë në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës pritet të mbahen manifestime të shumta me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga rajoni.

Autorët besojnë se himni i Nënë Terezës transmetojnë mesazhe të fuqishme universale, fetare dhe kombëtare, të cilat frymëzojnë të rinjtë për të vazhduar rrugën e bamirësive të Nënë Terezës.

Himni u krijua 1 vit para se Vatikani do të shenjtërojnë Nënë Terezën në vitin 2016 dhe ndërkohë në Prishtinë janë hedhur themelet për të ndërtuar shtëpinë e Nënë Terezës.

Autorët besojnë se kënga për Nënë Terezën mund të përdoret kudo nëpër botë në çdo veprimtari kushtuar asaj.

XS
SM
MD
LG