Lidhje

Irak: 6 të vrarë dhe të paktën 11 u plagosën në një sulm me bombë në Bagdat


Irak: 6 të vrarë dhe të paktën 11 u plagosën në një sulm me bombë në Bagdat
Irak: 6 të vrarë dhe të paktën 11 u plagosën në një sulm me bombë në Bagdat

Policia irakiane tha se sulmet e kryengritësve në disa pjesë të venidt vranë tetë persona përfshi gjashtë anëtarë të një familje shtëpia e të cilëve u hodh në erë në qendër të Irakut.

Policia tha se disa bomba shpërthyen përreth shtëpisë sot në agim në qytetin Iskanderija, duke dëmtuar një banesë aty pranë. Dy nga të vrarët në sulm ishin fëmijë. Motivi i shpërthimit nuk është i qartë.

Zona ka qënë qendër e dhunës kur kryengritësit filluan të luftojnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por ka qënë relativisht e qetë gjatë viteve të fundit.

Në zhvillime të tjera, zyrtarët e sigurisë thanë se një ushtar irakian u qëllua për vdekje përpara shtëpisë së tij në Khales në provincën Diyala.

XS
SM
MD
LG