Lidhje

Bagdati kërkon sulme nga ajri


Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan thotë se qeveria irakiane ka kërkuar sulme ajrore nga SHBA për ta ndihmuar në luftën kundër militantëve islamikë suni, që kanë marrë qytetet kryesore të Irakut verior.

Gjenerali Martin Dempsey, shef i Shtatmadhorisë amerikane, i tha të mërkurën një nënkomisioni të Senatit se Iraku ka kërkuar sulme ajrore nga SHBA kundër militantëve, të cilët sot sulmuan rafinerinë kryesore irakiane të naftës.

Militantët, të cilët vazhdojnë të marrin territore në të gjithë veriun e Irakut, u përleshën sot me forcat e sigurisë në rafinerinë Baiji, që ndodhet në gjysmën e rrugës mes Bagdadit dhe Mosulit.

Militantët morën kontrollin e Mosulit javën e kaluar dhe ministria e jashtme e Indisë njoftoi sot se 40 punëtorë indianë të ndërtimit janë rrëmbyer nga ky qytet.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki mbajti një fjalim televiziv, ku premtonte se forcat e tij të sigurisë do t'i kundërpërgjigjen terrorizmit. Ai i quajti një hap prapa humbjet e qeverisë përballë militantëve.

Po sot, Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij me shumicë shiite do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur objektet e shenjta shi'ite në Irak nga ata që ai i quajti "terroristë".
XS
SM
MD
LG