Lidhje

Irak, parlamenti pranon dorëheqjen e kryeministrit


Protesta në Irak

Parlamenti i Irakut votoi sot për të pranuar dorëheqjen e Kryeministrit Adel Abdul Mahdi, pas javësh protestash të dhunshme kundër qeverisë që tronditën vendin.

Vendimi i zotit Abdul Mahdi u mor të premten, pas një thirrjeje të klerikut më të lartë shiit, Ayatollahut të Madh Ali al-Sistani, që parlamenti të merrte në shqyrtim tërheqjen e mbështetjes për qeverinë, me qëllim uljen e dhunës.

Sipas kushtetutës, Presidenti Barham Salih, pritet t’i kërkojë bllokut më të madh parlamentar emërimin e një kryeministri të ri, një lëvizje që do të pasohet nga javë të tëra mosmarrëveshjesh politike.

Forcat irakiane kanë vrarë deri tani rreth 400 protestues, shumica të rinj të paarmatosur, që kur shpërthyen protestat qeveritare më 1 tetor. Gjatë përplasjeve janë vrarë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG