Lidhje

Irak, demonstrata në një provincë të banuar nga sunitë


Këto tubime zhvillohen në kuadër të protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit

Në Irak, dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në demonstrata në një provincë të banuar kryesisht nga sekti suni në perëndim të vendit. Këto tubime zhvillohen në kuadër të protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit.

Protestuesit bllokuan sot një rrugë kryesore në provincën Anbar, duke mbajtur pankarta në duar e duke hedhur parulla kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki që kontrollohet nga shiitët.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të shtypë të drejtat e pakicës suni në këtë vend me shumicë shiite.

Kryeministri al-Maliki i cilësoi protestat të papranueshme. Ai tha se demonstruesit duhet të zgjedhin mjete civile për të shprehur kundërshtimin e tyre, dhe jo të bllokojnë rrugët apo të hidhen në veprime që ushqejnë përçarjen sektare.
XS
SM
MD
LG