Lidhje

Irak, 21 të vrarë dhe 30 të plagosur


Një shpërthim vetëvrasës në një qendër ushtarake rekrutimi në Irak shkaktoi vdekjen e të paktën 21 vetëve dhe plagosjen e të paktën e 30 të tjerëve.

Sulmi i sotëm në qendër të Bagdadit ndodhi ndërsa rekrutët po prisnin të regjistroheshin.

Policia tha se sulmi u krye nga një person që mbante një brez të mbushur me eksplozivë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG