Lidhje

Media iraniane: 10 viktima të tjera gjatë protestave


Media shtetërore iraniane tha sot se 10 vetë janë vrarë gjatë natës në protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit që javën e kaluar. Njoftimi nuk jep hollësi të tjera lidhur me viktimat.

Po sot në orët e para të ditës, agjencia e lajmeve ILNA citoi një ligjvënës iranian sipas të cilit dy persona ishin qëlluar për vdekje gjatë natës në qytetin Izeh në jug-perëndim të vendit, por ai tha se nuk e dinte kush ishte përgjegjës për vrasjet.

Trazirat filluan pas një proteste të vogël të enjten në Mashhad, qyteti i dytë më i madh në Iran, si dhe bazë kryesore e kundërshtarëve të presidentit të moderuar Hasan Ruhani. Më pas protestat u përhapën në qytete të tjera.

Media sociale ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e protestuesve në pjesë të ndryshme të vendit. Autoritetet iraniane kanë reaguar duke bllokuar komunikimet përmes këtyre platformave. Kjo masë u arsyetua nga autoritetet si një përpjekje për të ruajtur rendin në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG