Lidhje

Irani nuk përfill një raport të inspektorëve


Raporti, mostrat e marra nga objekti Fordow në shkurt tregojnë praninë e uraniumit të pasuruar në masën 27 për qind

Irani nuk i ka kushtuar rëndësi një raporti të fundit të inspektorëve të OKB-së ku theksohet se Teherani po pasuron ndjshëm uranium në një nga objektet e tij bërthamore.

Perëndimi i sheh veprime të tilla nga ana e Teheranit si shenja të ambicjeve iraniane për të prodhuar armë bërthamore.

Një raport i publikuar dje nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike thekson se mostrat e marra nga objekti Fordow në shkurt tregojnë praninë e uraniumit të pasuruar në masën 27 për qind.

Irani ka deklaruar kapacitetin e pasurimit deri në masën 20 për qind në atë objekt të ndërtuar në një bunker nëntokësor.

Sot i dërguari iranian pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike tha se niveli i lartë i pasurimit që kishte rezultuar gjatë analizave ishte thjeshtë një çështje teknike që po shqyrtohej nga ekspertët vendas.
XS
SM
MD
LG