Lidhje

Bisedimet bërthamore me Iranin


Agjencia bërthamore e OKB-së thotë se bisedimet me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit janë shtyrë deri më 8 shkurt. Bisedimet ishin planifikuar fillimisht për më 21 janar, një ditë pasi Irani dhe fuqitë botërore duhet të fillonin zbatimin e një marrëveshjeje bërthamore të përkohshme të arritur në nëntor. Negociatorët që përfaqësojnë Iranit dhe gjashtë fuqitë më të mëdha - të njohura si grupi P5 +1 - tani do ta përqendrojnë vëmendjen e tyre në një plan gjithëpërfshirës për të siguruar që programi bërthamor i Teheranit të përdoret ekskluzivisht për qëllime paqësore . Gazetari i Zërit të Amerikës Andre de Nesnera njofton se këto bisedime do të jenë të vështira.

Negociatorët ndërkombëtarë i kanë dhënë vetes së tyre gjashtë muaj kohë duke filluar nga 20 janari për të hartuar një marrëveshje përfundimtare me Iranin.

Kjo fazë e re e bisedimeve vjen pasi të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje të përkohshme që kërkonte ngrirjen e programit bërthamor të Iranit për gjashtë muaj në shkëmbim të disa lehtësimeve nga sanksionet ndërkombëtare që kanë gjymtuar ekonominë e Iranit .


Joel Rubin , ekspert për Iranin me Fondin Ploughshares , një fondacion për sigurinë globale, thotë se faza e re e diskutimeve do të jetë shumë më komplekse dhe e vështirë sesa bisedimet që çuan në një marrëveshje të përkohshme .

"Nga perspektiva perëndimore , do të jenë kërkesa për një numër të kufizuar të centrifugave dhe një sasi të kufizuar të pasurimit, ka shumë të ngjarë në një nivel shumë, shumë modest . Do të ketë kërkesa për objektin Arak të plutoniumit , për ta kthyer atë në një mënyrë që e bën të qartë se do të mund të përdoret vetëm për qëllime paqësore . Do të ketë diskutime për dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit. Këto do të jenë të vështira . Dhe , nga ana tjetër , Irani do të kërkojë dhënien fund të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura mbi të. "

Marrëveshja e përkohshme i lejon qasje të pashembullt Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në qendrat kryesore bërthamore iraniane.
Rubin thotë se ky është një element kyç ndërsa negociatorët punojnë për një marrëveshje të plotë .

"Ideja se mund të arrish një marrëveshje me Iranin dhe të kesh besim tek ai nuk është ekziston. Pra, ideja është që këta inspektorë do të verifikojnë të gjitha pjesët e marrëveshjes . Dhe ata do të kenë qasje të përditshme në objektet e Iranit. "

Greg Thielmann me Shoqatën për Kontrollin e Armëve thotë se çështja e besimit është thelbësore .

"Ka mosbesim të thellë nga ana e të dyja palëve në lidhje me vullnetin e mirë dhe synimet e krahut tjetër që të zbatohet në fakt një marrëveshje. Tani ne kemi një angazhim të posaçëm me një tërësi synimesh gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe do të jetë shumë e rëndësishme të dihet në se këto angazhime do të jenë duke u përmbushur në kohë reale . Pastaj, sigurisht, çdo lloj marrëveshje përfundimtare do të kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të ketë besim të madh në çfarëdo angazhimi që marrin iranianët në lidhje me programin bërthamor të energjisë që ata kanë."

Thielmann beson se përkundër mosbesimit , të dy palët duan që negociatat të jenë të suksesshme.

Ndërsa negociatorët perëndimorë dhe iranianë vazhdojnë bisedimet e tyre, disa senatorë amerikanë po shqyrtojnë sanksione më të ashpra ndaj Iranit. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një legjislacion korrikun e kaluar që vënë në shënjestër - ndër të tjera - sektorët financiarë dhe të naftës.

Senati pritet gjithashtu të diskutojnë çështjen e sanksioneve më të ashpra.
Presidenti Barack Obama ka kërcënuar të vërë veton ndaj çdo legjislacioni të tillë. Zyrtarë të tjerë amerikanë thonë se sanksionet më të ashpra ndaj Iranit do të dëmtonin bisedimet.
XS
SM
MD
LG