Lidhje

SHBA, Iran shkëmbejnë akuza lidhur me protestat


Irani u përfshi dje nga dy tubime njëri kundër dhe tjetri në mbështetje të qeverisë iraniane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara ripërsëritën mbështetjen për popullin iranian, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara e akuzoi atë për "veprime flagrante ndërhyrjeje".

Trazirat në vend vazhdojnë prej një jave. Protestuesit antiqveritarë demostrojnë kundër problemeve ekonomike dhe kanë bërë thirrje për reforma qeveritare. Si pazojë e trazirave në vend të paktën 21 vetë janë vrarë dhe autoritetet kanë arrestuar me qindra njerëz.

Dje mediat shtetërore iraniane publikuan video të tubimeve pro-qeveritare ndërsa videot e protestestave kundër qeverisë që përfshinë disa qytete të vendit, u përhapën nga mediat sociale.

Komandanti i Gardës Revolucionare Mohammad Ali Jafari, në faqen e tij në internet e shpalli ditën e djeshme si fundin e trazirave të vitit 2018. Sipas tij, numri i protestuesve nuk i kaloi të 15 mijë vetët në mbarë vendin. Ai tha se garda kishte vendosur një numër të kufizuar trupash në Isfahan, Larestan dhe Hamadan.

Në një mesazh në twiter Presidenti amerikan Donald Trump ripësëriti mbështetjen për të gjithë ata që protestojnë ndaj qeverisë iraniane. Krerët kryesorë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei, kanë fajësuar qeveritë e huaja për protestat.

Delegacioni amerikan në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent për të diskutuar protestat, por deri tani asnjë nuk është planifikuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG