Lidhje

Iran: tubime të mbështetësve të qeverisë


Mbështetës të qeverisë iraniane zhvilluan sot tubime të mëdha në të gjithë Iranin, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara përgatitet të mbajë një takim urgjent për të diskutuar gjendjen e shkaktuar nga trazirat.

Kjo është dita e tretë me radhë e tubimeve me pjesëmarrjen e mijëra njerëz pro-qeverisë. Një udhëheqës klerik në Teheran u kërkoi autoriteteve të merren "me vendosmëri" me ata që ishin përgjegjës të më shumë se një javë protestash ku u vranë 22 vetë dhe u arrestuan më shumë se 1 mijë vetë.

Sipas zyrtarëve iranianë një klomplot i CIA-s, Izraelit dhe Arabisë Saudite është përgjegjës për trazirat dhe tensionet e përshkallëzuara që kur Donald Trump u bë president i Shteteve të Bashkuara.

SHBA i ka garantuar mbështetje protestuesve anti-qeveritarë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha dje se SHBA do të kërkojë "informacionin të mjaftueshëm për të vepruar" dhe do të kërkojë vendosjen e sanksione të reja kundër përgjegjësve për shtypjen e protestave.

Departamenti i Shtetit tha se gëzon autoritet të mjaftueshme për t’i vendosur përpara përgjegjësisë ata që kryen dhunë kundër protestuesve dhe kontribuan në censurë apo vjedhje të popullin iranian. "Viktimave të regjimit u themi se nuk do të harrohen", thuhej në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG