Lidhje

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran


Kryenegociatori i Iranit tha se zyrtarët iranianë kanë arritur një mirëkuptim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët negociues në shumicën e çështjeve që po diskutohen në bisedimet e Zvicrës mbi programin bërthamor të Iranit.

Ali Akhbar Salehi i tha televizionit iranian se megjithatë ende ekziston një mosmarrëveshje e rëndësishme që zyrtarët do të përpiqen ta zgjidhin sot. Nëse kjo çështje zgjidhet, tha ai, të gjitha palët do të jenë dakort për çështjet teknike të diskutuara në negociata.

Sot në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se të dyja palët kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të fundit, por se ka 50 përqind shanse “në rastin më të mire” për të arritur një marrëveshje.

Zyrtarët në bisedime po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të sigurojë që programi bërthamor i Iranit ka qëllime paqësore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike që kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

Të dyja palët kanë vendosur një afat për arritjen e një marrëveshje kornizë deri në fund të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG