Lidhje

Virus kompjuterik i Iranit


Një virus kompjuterik Flame i zbuluar së fundmi në Iran dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme po përshkruhet si shumë masiv dhe i fuqishëm.

Gazeta New York Times njofton se Presidenti Barack Obama, në muajt e parë të mandatit të tij, dha urdhra të fshehtë për sulme të sofistikuara ndaj sistemeve të kompjuterave të objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. Gazeta citonte burime të paidentifikuara pranë programit që e cilësuan urdhrin një zgjerim madhor të përdorimit të armëve kibernetike nga ana e Shteteve të Bashkuara. Sipas njoftimeve, ky program filloi të funksiononte gjatë presidencës të George W. Bush. Irani ka fajësuar Izraelin dhe Perëndimin për sulmet kompjuterike, të cilët i akuzon se po përpiqen të sabotojnë programin bërthamor iranian. Një virus kompjuterik Flame (Flaka) i zbuluar së fundmi në Iran dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme po përshkruhet si shumë masiv dhe i fuqishëm.

Një firmë për sigurinë e komjuterave me seli në Rusi Laboratori Kaspersky zbuloi se virusi Flame mund të regjistronte gjithçka që shkruhej në kompjuter, foto të aktivitetit në ekranin kompjuterik dhe biseda përmes mikrofonave në kompjuter.

Pjesa më e madhe e kompjuterave të prekur ishte në Iran. Vitaly Kamluk është eksperti kryesor për viruset në firmën Kaspersky.

“Ne mendojmë se ky është një nga shembujt e pakët e një arme kibernetike dhe në fakt pasqyron faktin se ka disa operacione të luftës kibernetike që po kryhen fshehtas”.


Flame është shumë më masiv sesa virusi i vitit 2010 Stuxnet që besohet se ka shkaktuar bllokimin e objekteve të pasurimit të uraniumit në Iran. Ashtu si me atë virus dyshimet kanë rënë mbi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Por askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Qeveria iraniane tha këtë javë se ka prodhuar një program antivirus që e frenon virusin Flame.

James Lewis i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se virusi i ri ishte një koleksion u instrumentash ekzistues të spiunazhit kibernetik.

“Flame është krijuar me shumë teknika ekzistuese, interesnate të kombinuara së bashku. Por asnjëra prej tyre nuk është çka mund ta quash teknologji ultramoderne”.


Hetimi i Kaspersky-t u bë me porosi të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve.

Rusia do që kjo agjenci e OKB-së të përfshijë në autoritetin rregulator edhe internetin.

Dhe zoti Lewis dyshon se kompania me bazë në Moskë po ndihmon në këto përpjekje.

193 anëtarët e kësaj organizate do të kenë një takim pas disa muajsh në Dubai. Dhe viruse si Flame me siguri do të jenë pjesë e debatit për mënyrën sesi duhet të menaxhohet interneti.

XS
SM
MD
LG