Lidhje

Pesë të vrarë nga dhuna në Irak


Persona të armatosur qëlluan dhe vranë tre persona dhe një bombë e vendosur anës rrugës shkaktoi dy të vrarë të tjerë në Irak sot. Fillimisht, dy persona të armatosur vranë tre vetë jashtë shtëpive të tyre në provincën Dixhala. Ndërsa në qytetin verior të Tikritit, nga shpërthimi i një bombe pranë një gjykate u vranë dy persona dhe u plagosën të paktën dy të tjerë. Zyrtarët thonë se të paktën një nga viktimat e vrara ishte oficer i sigurisë. Sulmi ndodh një ditë, pasi një autor sulmi vetëvrasës me bombë vrau rreth 60 persona dhe la 125 të plagosur në një stacion rekrutimi të ushtrisë në Bagdad. Këto janë rastet më të fundit të dhunës në Irak, që ka përfshirë vendin, ndërsa trupat amerikane përpiqen t’i japin fund operacioneve të tyre luftarake në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG