Lidhje

Ministrat e Financave të BE-së takohen në Dublin


Ministrat takohen sot dhe nesër në Irlandën e Veriut për të diskutuar mbi ndihmën ndaj vendeve me probleme ekonomike, si Qiproja

Ministrat e Financave të BE-së po takohen sot dhe nesër në Dublin të Irlandës së Veriut, për të diskutuar mbi ndihmën ndaj vendeve me probleme ekonomike, si Qipro, si dhe për stabilizimin e sistemit bankar të Evropës.

Takimi zhvillohet një ditë pas njoftimit se kostoja e ndihmës për Qipron është rritur së tepërmi, në një kohë që vetëm disa javë më parë, ekspertët financiarë mendonin se e kishin përcaktuar sasinë e ndihmave që do t’i nevojiteshin ishullit mesdhetar.

Fillimisht Qipro mendonte se do t’i duhej të kontribuonte rreth 9 miliardë dollarë për të siguruar paketën prej 13 miliardë dollarësh të ndihmave nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Por një analizë më e thellë tregoi se Nikozia do të duhet të shtojë edhe 8 miliardë dollarë të tjerë, duke e çuar shumën e pëgjithshme në 17 miliardë dollarë. Kushtet e paketës së ndihmave kërkuan që Qipro të konfiskonte 60 për qind të depozitave nga klientët me shuma të mëdha të depozituara në bankat e Qipros, shumica e tyre rusë të pasur.

Qipro është vendi i pestë i Eurozonës prej 17 vendesh, të cilat kanë nevojë për ndihmë, por rasti i parë kur vendet evropiane, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja kërkojnë që depozituesit e bankave të paguajnë një pjesë të kostos.
XS
SM
MD
LG