Lidhje

Kryeministri irlandez përpiqet të mbajë të bashkuar qeverinë


Kryeministri irlandez përpiqet të mbajë të bashkuar qeverinë
Kryeministri irlandez përpiqet të mbajë të bashkuar qeverinë

Kryeministri irlandez Brian Cowen po lufton të mbajë të bashkuar qeverinë e tij pas dështimit për të zbutur ngërçin politik lidhur me paketën ndërkombëtare financiare të shpëtimit, që ai pranoi për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve.

Disa anëtarë të partisë "Fianna Fail" të zotit Cowen dhe deputetë të opozitës bënë thirrje sot për një votë mosbesimi në parlamentin irlandez, megjithëse nuk duket se ka vota të mjaftueshme për zgjedhje të parakohshme.

Pasi mohoi disa herë se do të kërkonte ndihmë nga partnerët e tij të Bashkimit Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, zoti Cowen ra dakord të dielën për një plan shpëtimi prej 100 miliardë dollarësh, apo më shumë. Defiçiti i Irlandës këtë vit është 32 përqind e prodhimit ekonomik, më i larti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti Cowen tha se do të kërkojë zjgedhje të reja në fillim të vitit 2011, por jo para se deputetët të miratojnë një plan të shkurtimeve buxhetore në fillim të dhjetorit, që synon të kursehen menjëherë 8 presje 2 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG