Lidhje

Referendumi në Irlandë


Votuesit në Irlandë e kanë miratuar traktatin e Bashkimit Evropian për kontrollin e shpenzimeve qeveritare, në referendumin që u mbajt në vend për këtë çështje.

Votuesit në Irlandë e kanë miratuar traktatin e Bashkimit Evropian për kontrollin e e shpenzimeve qeveritare, në referendumin që u mbajt në vend për këtë çështje.
Qeveria tha sot se mbi 60 për qind e atyre që votuan dje e mbështetën traktatin që parashikon kufizime të reja për defiçitin buxhetor në bllokun e Eurozonës.

12 vende duhet ta ratifikojnë traktatin që të hyjë në fuqi, por në gjithë vendet e tjera ky dokument po diskutohet në parlamente. Irelanda që e nënshkroi traktatin në mars, ishte i vetmi vend në kontinent që kërkonte aprovimin me votim popullor para ratifikimit.

Një zyrtar irlandez, ministri i transportit Leo Varadkar tha se qytetarët e vendit të tij nuk i pëlqejnë masat e rrepta financiare që janë të detyruar të pranojnë ndërsa marrin një paketë shpëtimi prej 106 miliardë dollarësh nga fqinjët e tyre evropianë. Por ai tha se rezultati i referendumit tregon se ata gjithsesi mbështesin anëtarësinë në Eurozonë.
XS
SM
MD
LG