Lidhje

Uragani Irma godet Floridën me shira dhe erëra të fuqishme

Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West, pasi u fuqizua përsëri në një stuhi të shkallës së 4, por më pas përsëri u ul në shkallën e 3-të, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë.

35 milionë njerëz u paralajmëruan nga autoritetet për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan.

Metereologët thonë se Irma është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit.

Pas largimit nga Key West, uragani lëvizi drejt brigjeve perëndimore të Floridës, duke prekur zonat më të populluara në Naples, Fort Myers dhe drejt qytetit Tampa.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si "një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë". Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit.

Një strehim me banorët e evakuuar
Një strehim me banorët e evakuuar

Guvernatori Scott përsëriti thirrjen për infermierët dhe punonjësit e emergjencave që të ofrojnë ndihmën e tyre vullnetare, shumë të nevojshme pas stuhisë.

Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Mbi 1 milion banesa dhe biznese u njoftuar se nuk kanë energji elektrike.

Ngaqë uragani e ndryshoi drejtimin nga perëndimi, banorët e qytetit të Tampës ishin të fundit që shkuan nëpër strehime, pasi më parë mendohej se stuhia atje nuk do të ndjehej shumë.

This item is part of
XS
SM
MD
LG