Lidhje

Pasojat që la pas stuhia Isaac


Banorët e rajonit të Bregut të Gjirit të Meksikës vazhdojnë të përballen me përmbytjen e madhe që la pas urgani Isak. Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se fuqia e uraganit ka rënë duke duke lëvizur në veri me erëra të zvogëluar. Por numri i viktimave të tij ishte i rëndësishëm, me 5 vdekje të raportuara në SHBA, 24 në Haiti dhe 5 në Republikën Domenikane. Stuhia, në kulmin e saj, ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se 900 mijë shtëpitë dhe biznese në Luiziana dhe la mjaft komunitete të përmbytura. Por qyteti i madh New Orleans, me pengesat ujore të përforcuara pas Uraganit Katrina në vitin 2005, i shpëtoi dëmeve të mëdha edhe pse zonat pranë qytetit janë përmbytur. Kandidati presidencial republikan Mitt Romney, një ditë pas përfundimit të kuvendit kombëtar të partisë së tij, planifikoi për të vizituar rajonin Lafitte, pranë New Orleansit, për të biseduar me banorët në lidhje me dëmet atje.

Familjet që kanë humbën çdo gjë në Luiziana ende po ndihmohen nga Garda Kombëtare. Pritat janë rrëzuar në shumë zona.

"Askush nuk e priste këtë. E dinim që ky do të ishte skenari më i keq por njerëzit këtu nuk e prisnin", thotë një banor.

Njerëzit po ndihmohen nga garda bregdetare me helikopterë.

"Stuhia solli më shumë shira nga sa ç'prisnim pikërisht këtu tek ne", thotë Greg Knight.

Ekipet e emergjencës po mbajnë nën vëzhgim një digë të dëmtuar në Misisipi.
Zonat nën nivelin e detit përgjatë lumit Tangipahoa janë urdhëruar të evakuohen.

"Nuk doja të isha në këtë situatë. Nuk do doja të më zinte stuhia", thotë Kassandra Bridget.

Deri tani diga nuk është rrëzuar dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për të ulur presionin mbi të. Stuhia është zbutur dhe po lëviz përmes Arkansas dhe Mizurit. Gjatë javës, mijëra vetë janë shpërngulur në vendstrehime në disa shtete.

"Jemi në pritje dhe po përpiqemi të kthehemi në shtëpi për të pare çfarë dëmesh kemi", thotë Kenneth August.

Dhe ata ende nuk e dine kur do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.
Kompanitë e gazit dhe të naftës po vlerësojnë gjithashtu dëmet në rafineri dhe platformat e naftës përgjetë Gjirit. Çmimet e gazit janë rritur që kur goditi stuhia.
XS
SM
MD
LG