Diplomati gjerman Volfgang Ishinger, ish negociator për statusin e Kosovës, tha se Kosova dhe Serbia kanë ardhmëri evropiane, por anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon paqe në mes vendeve. Ai i bëri këto komente sot në Prishtinë ku u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, për rolin e tij në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ambasadori Ishinger shfaqi shpresën se procesi aktual i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sigurojë rezultate në të mirë të të dyja palëve.
Ishinger: Kosova dhe Serbia kanë ardhmëri evropiane
![Ishinger: Kosova dhe Serbia kanë ardhmëri evropiane](https://gdb.voanews.com/aaca7cef-9d7a-426b-b52d-1a12703b1fe7_w250_r1_s.gif)