Lidhje

ISIS zotohet për sulme në SHBA


Një kërcënim i ri nga një anëtar amerikan i grupit Shtetit Islamik, ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve amerikanë të zbulimit, megjithëse deri tani është thjesht i pafaktuar.

Abu Ibrahim Al Ameriki shkruan në blogun e tij se sulmi i së djelës në Garland të Teksasit “ishte vetëm fillimi”, sipas fjalëve të tij.

Ai pretendon se dhjetra ushtarë në 15 shtete të ndryshme amerikane janë gati të sulmojnë çdo objektiv.

Al Ameriki shkruan gjithashtu se objektivi i sulmit në Farland ishte themeluesja e shoqatës Nisma për Mbrojtjen e Lirisë Amerikanë, Pam Geller.

Shoqata po zhvillonte një konkurs në vendin e sulmit me karikatura të profetit Muhamed.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha dje se ka pak prova deri tani që të sugjerojnë se dy sulmuesit po operonin sipas urdhërave të grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG