Lidhje

Shtohet presioni për armëpushim në Lindjen e Mesme


Po shtohet presioni ndërkombëtar për një armëpushim në përleshjet një-javore mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, por palët vazhdojnë sulmet e tyre ajrore.

Bashkimi Evropian tha se po bisedon me palët në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar një ndalim të luftimeve. BE-ja i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

Lidhja Arabe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i kërkoi Izraelit të ndalë sulmet, duke shtuar se nuk mund të qëndrojnë më të heshtur. Lidhja Arabe i bëri thirrje organizatave humanitare dhe ligjore që të mbrojnë popullin palestinez.

Por luftimet vazhdojnë dhe nuk duhet të ketë ndonjë lëvizje publike nga Izraeli apo Hamasi për t’i dhënë fund armiqësive.

Hamasi tha se nuk do të bjerë dakort për të ndërprerë sulmet me raketa mbi Izrael pa disa konsecione nga shteti hebraik, përfshi dhënien fund të bllokatës së tij në Rripin e Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një avion pa pilot që fluturoi në Izrael nga Gaza.

Dy sulme izraelite goditën qytetin Khan Jounis në jug të gazes, duke vrarë katër palestinezë dhe duke e çuar numrin e viktimave nga sulmet shtatët ditore në 175, përfshi militantë, gra dhe fëmijë. Izraeli tha se sulmet e Hamasit nuk kanë vrarë asnjë izraelit.

XS
SM
MD
LG