Izraeli thotë se po shkatërron tunele terroriste të Hezbollahut

Izraeli po shkatërron ato që thotë se janë tunele terroriste të grupit Hezbollah, të ndërtuara në kufirin me Libanin.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite paralajmëroi libanezët të qëndrojnë larg tuneleve.

Izraeli u ka kërkuar forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara të shkatërrojnë tunelet në anën libaneze.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit që i dha fund luftës së vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, i bën thirrje Libanit që të mbajë Hezbollahun dhe grupet e tjera militante, larg kufirit izraelit.

XS
SM
MD
LG