Zyrtarë të drejtësisë në Izrael thonë se janë ngritur zyrtarisht akuza për mashtrim dhe shkelje të autoritetet ndaj ish-ministrit të jashtëm Avigdor Liberman.
Ministria e Drejtësisë paraqiti sot akt-padinë ndaj zotit Liberman në një gjykatë në Jeruzalem.
Zyrtarë të drejtësisë thanë se ish-ministri i jashtëm akuzohet se ka ngritur në karrierë një diplomat izraelit, i cili kishte furnizuar në mënyrë të paligjshme zotin Liberman me informata mbi një hetim që po zhvillonte policia lidhur me të.
Avigdor Liberman dha dorëheqjen si Ministër i Jashtëm në fillim të muajit, kur u informua që po përgatiteshin akuza ndaj tij. Ai këmbëngul që është i pafajshëm.