Lidhje

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza


Ministri i Jashtëm Egjptian Mohammed Kamel Amr e bëri njoftimin në Kajro përkrah Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton

Armëpushi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, i ndërmjetësuar nga Egjipti hyrë në fuqi mbrëmë, por jo pa shkëmbime zjarri mes forcave Izraelite dhe militantëve të Hamasit që drejtojnë këtë enklavë palestineze.

Banorët e Gazës dolën nëpër rrugë pas fillimit të armëpushimt, duke shtënë në erë për të festuar.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Bob na informon nga qyteti i Gazës se sulmet izraelite nga ajri duket se janë ndërprerë.

Ministri i Jashtëm Egjptian Mohammed Kamel Amr e bëri njoftimin dje në Kajro përkrah Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

Njoftimi erdhi disa orë pas bisedimesh intensive diplomatike që përfshinë zonjë Clinton si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Zonja Clinton vlerësoi qeverinë e re të Egjiptit për marrjen e rolit kryesor në përpjekjet e armëpushimit dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti do të punojnë së bashku për të mbështetur hapat e ardhshëm në proces. “Ky është një moment kritik për rajonin,” tha sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton në një konferencë shtypi dje në Kajro.

Njoftimi erdhi një ditë pasi sulmet me raketa nga të dyja palët në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës lane më shumë se 140 palestinezë dhe 5 izraelitë të vrarë.

Udhëheqësi Hamasit, Khaled Meshaal, tha në Kajro se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e Hamasit për armëpushimin. Ai tha se sulmet ajore izraelite janë një aventurë e dështuar.

Në Jeruzalem, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falenderoi sekretaren Klinton dhe Presidentin Barak Obama për përpjekjet e tyre dhe tha se Izraeli do të respektojë një armëpushim afatgjatë dhe të qendrueshëm. Por ai theksoi edhe një herë se Izraeli do të bëjë ç’është e mundur për të mbrojtur popullin e tij.

Ministri izraelit i Mbrojtes, Ehud Barak, tha gjithashtu se Izraeli kishte realizuar shumicën e objektivave të tij, duke shkatëruar raketa dhe shtrat-heshëse, si dhe bunkerë të Hamasit. Ai tha gjithashtu se sistimi mbrojtës izraelit, i njohur si Kupola e Hekurt, kishte interceptuar mbi 500 raketa të hedhura në teritorin e Izraelit nga Rripi i Gazës.

Në në deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama vlerësoi kryeministrin izraelit “duke theksuar se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet”.
XS
SM
MD
LG