Lidhje

Itali: Protesta kundër masave shtrënguese


Në Romë sot sindikatat kryesore protestuan në një miting paqësor në mbështetje të së drejtës për të punuar dhe kundër masave të ashpëra qeveritare dhe humbjes së vendeve të punës. Arsyeja kryesore e protestës ishte për t’i kujtuar qeverisë “që vendet e punës të jenë në plan të parë”, siç shkruhej në parrullat që mbanin në duar protestuesit.

Në protestë, veç anëtarëve të sinidikatave u bashkuan edhe pensionistë dhe të rinj pa punë të përhershme nga e gjithë Italia. Kryeministri Mario Monti erdhi në krye të qeverisë italiane nëntorin e kaluar, për ta udhëhequr vendin drejt masave të ashpëra ekonomike, si rritja e ndjeshme e taksave dhe reforma e pensioneve, për ta shpëtuar vendin nga kriza e bortxheve.

Megjithatë, deficiti buxhetor i Italisë pritet të rritet, në 2,6 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2012 dhe 1,6 për qind vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG