Lidhje

Gabriele të martën në gjyq për vjedhjen e dokumentave të Papës


Në Itali, pritet të rifillojë të martën gjyqi ndaj ish-ndihmësit personal të Papës. Paolo Gabriele akuzohet për vjedhjen e dokumentave personale të Papës dhe dhënien e tyre një gazetari, i cili shkroi një libër lidhur me thëniet për korrupsion në Kishën Katolike.

46-vjeçari Gabriele, baba i tre fëmijëve doli para një gjykate të Vatikanit, ndërsa trupi gjykues prej 3 anëtarësh bëri të njohura disa fakte, sipas të cilave u vendos që personi tjetër i akuzuar, një ekspert kompjuterash i Vatikanit, do të gjykohet përmes një gjyqi të veçantë.

Gabriele ka thënë se ishte ndjerë i lodhur nga “e keqja dhe korrupsioni” i kishës. Ai i ka shkruar një letër Papës, përmes së cilës i kërkon atij falje. Shumë vëzhgues të Vatikanit thonë se Papa Benedikti pritet ta falë Gabrilin, nëse ai shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG