Lidhje

Italia angazhohet për mbështetje ekonomike e sociale për Libinë


Italia thotë se do t’i shtojë lidhjet ekonomike dhe sociale me Libinë, edhe pse ky vend ka mungesa dhe vështirësi të mëdha në fusha të ndryshme, që nga kufijtë e pasigurtë për shkak të grupeve armatosura të rrezikshme. Për këtë çështje foli Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi.

Libia ka qenë koloni e Italisë dhe Roma ka lidhje disa dekadëshe me Tripolin, përfshirë interesa të gjera për gazin dhe naftën. Ministri italian tha se gjendja jo e mirë e sigurisë në Libi, kontribuoi në vrasjen e ambasadorit amerikan, si dhe 3 amerikanëve të tjerë gjatë një sulmi ndaj konsullatës amerikane në qytetinn lindor të Benghazit.

Ministri i Jashtëm italian tha se vendi i tij do ta zgjerojë partneritetin me Libinë, gjë të cilën ai e përshkroi si diçka të rëndësishme në aspektin ekonomik dhe politik, por pa dhënë hollësi të tjera. Ai nënvizoi se lidhjet e Italisë me Libinë janë të forta.
XS
SM
MD
LG