Lidhje

Italia mund të përballet së shpejti me uljen e klasifikimit të kreditit


Italia mund të përballet së shpejti me uljen e klasifikimit të kreditit
Italia mund të përballet së shpejti me uljen e klasifikimit të kreditit

Kompania financiare e vlerësimit të kreditimit Fitch Ratings tha sot se Italia mund të përballet së shpejti me uljen e klasifikimit të kreditit, por nuk ka plane për të bërë të njëjtën gjë me Francën.

Fitch Ratings tha se ka besimin se organizata prej 17 vendeve që përdorin Euron si monedhë nuk do të shpërbëhet. Por shefi i zyrës së klasifikimit David Riley tha në Londër se Fitch mund ta ulë kreditimin për Italinë, Spanjën dhe 4 vende të tjera të Eurozonës me 1, ose dy shkallë deri në fund të janarit. Kjo mund të rrisë koston e kreditimit të këtyre vendeve.

Ekspertët financiarë janë më të shqetësuar për Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës. Ata druhen se ky vend i mbytur në borxhe mund të ketë nevojë për një paketë ndihmash ndërkombëtare, si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, por ndihma për të do të ishte tepër e madhe për kapacitetin që ka Evropa. Eksperti Riley tha se “e ardhmja e Euros do të vendoset tek portat e Romës.”

XS
SM
MD
LG