Lidhje

Gjyq për korrupsionin në futboll


Në Itali, gjyqi më i madh për korrupsionin në futboll hyri në ditën e dytë. Mes të pandehurve janë 52 lojtarë që akuzohen për manipulimin e ndeshjeve.

Në Itali, gjyqi më i madh për korrupsionin në futboll hyri në ditën e dytë. Mes të pandehurve janë 52 lojtarë që akuzohen për manipulimin e ndeshjeve.

Ndërkohë që skandale të reja po trondisin botën e futbollit, gjyqi në Itali për korrupsionin në futboll hyri në ditën e dytë.

"Pres një gjyq të shpejtë por edhe të drejtë. Pra, ndëshkime të rrepta për ata që janë përgjegjës por edhe përcaktimin e aspekteve ku mungon përgjegjësia,- thotë Giulia Bongiorno, avokate e Sampdorias".

Gjyqi u hap dje në Romë. Janë gjithsej 61 të pandehur, mes tyre 52 lojtarë, që akuzohen se janë përfshirë në bashkëpunim për korrupsion dhe fiksim ndeshjesh.

"Është padyshim një moment kur duhet të hedhim dritë në këtë anë tepër të shëmtuar të sportit por duke vënë kufijtë atje ku duhet,” thotë Francesco Maresca, avokat i lojtarit Mario Cassano.

Në gjyq janë edhe 22 klube futbolli; mes tyre tre ekipe të cilët vitin e kaluar kaluan nga seria B në serinë A: Atalanta, Siena dhe Novara.

Analistët sportivë thonë se ky është gjyqi me më shumë të pandehur në historinë e futbollit italian.
XS
SM
MD
LG