Lidhje

Itali: Gjashtë vetë humbin jetën në një klub nate


Zyrtarët italianë thonë se gjashtë vetë humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën duke u përpjekur të dilnin nga një klub nate në Itali, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Autoritetet thonë se pesë adoleshentë, tre vajza dhe dy djem, ishin mes të vdekurve.

Personi i gjashtë ishte një nënë që kishtë shkuar të shoqëronte të bijën në shfaqjen që jepej në klubin Lanterna Azzurra në qytetin e Corinaldit, pranë Ankonës, në brigjet e Adriatikut.

Policia thotë se 12 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Njoftimet e mediave italiane thonë se dalja kaotike ishte shkaktuar kur dikush mesa duket filloi të përdorte një gaz lotsjellës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG