Lidhje

Izrael: Dënohet me burg për korrupsion ish-kryeministri Olmert


Një gjykatë e Izraelit dënoi ish kryeministrin Ehud Olmert me 6 vjet burgim për marrje rryshfeti, kur ishte Kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit.

Zoti Olmert ishte sot në një gjykatë të Tel Avivit, për të dëgjuar vendimin dhe për të planifikuar apelimin e tij. Avokati i zotit Olmert tha se klienti i tij është i pafajshëm.

Gjykata mori vendimin më 31 mars se zoti Olmert ishte fajtor për marrjen e 160 mijë dollarëve si rryshfet për të nxitur ndërtimin e projektit të banesave Holyland në Jerusalem.

Skandali ishte më i fundit në një varg akuzash për korrupsion që e detyruan atë të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi shërbeu nga viti 2006 deri në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG